Subscribe

Kolegji i Posacëm i Apelimit do të japë vendimin për kreun e Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori më 26 korrik.

Ky i fundit  ka kaluar shkallën e parë të vetingut por u ankimua nga komisioneri publik.

Në përfundim të seancës së rradhës, ai tha se nuk ndihet aspak në presion dhe se është dakord me synimin për të bërë një reformë tërësore gjyqësore.

 

 

XHEZAIR ZAGANJORI

 

KRYETAR I GJYKATES SE LARTE.

 

“Sigurisht që unë jam shumë i qetë, sepse gjatë gjithë këtij procesi, jam përpjekur të bëj më të mirën që të paraqesë jo vetëm dokumentacionin, por t’iu përgjigjem pyetjeve. Kam paraqitur më shumë se 120 dokumente. Personalisht ndihem shumë i qetë në vetvete ”.

 

Zaganjori është një nga dy gjytarët e vetëm të gjykatës së Lartë e cila është në pritje të emërimeve të reja për të nisur funksionimin pasi dosjet vijojnë të shtohen çdo ditë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *