Subscribe

 

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, ka përcjellë një mesazh pozitiv në lidhje me emrin e Maqedonisë. Sipas tij, masat për rritjen e besimit do ta forcojnë miqësinë mes dy vendeve. Kocias  u shpreh se çështja e emrit duhet të zgjidhet në bazë të rregullave të shkruara, duke iu referuar kështu vendimit të Bukureshtit se pa zgjidhjen e çështjes së emrit Maqedonia, nuk mund të ketë integrim në NATO. Duke iu shmangur emrit Maqedoni, Kotzias e ka quajtur atë, “Shtet Verior mik dhe i dashur”.

 

“Sa i përket NATO-s, ekzistojnë vendimet nga Bukureshti. Me zbatimin e atyre vendimeve, ky vend do të bëhet anëtar i NATO-s. Se si do të realizohen ato vendime, nuk varet nga ne, varet nga ata që duhet të vendosin. Besoj se e ardhmja i takon bashkëpunimit tonë dhe se do të gjejmë guxim që ti tejkalojmë të gjithë elementët që na mbajnë në këtë absurditet. Pra, do të krijojmë më shumë besim, kreativitet që të zgjidhim problemet tona, të çrrënjosim çdo irredentizëm dhe të nesërmen të luajmë vallen e kulturave të përbashkëta”.

 

Gjatë konferencës për shtyp me homologun maqedonas Nikolla Dimitrov, kryediplomati grek theksoi se mospublikimi i lajmeve irredentiste nga pala greke kohët e fundit, është një dëshmi se Greqia mbetet e fokusuar në zhvillimin e marrëdhënieve të mira me Maqedoninë dhe për stabilitetin e saj.

 

“Nuk dua të kemi një luftë të katërt ballkanike, andaj duhet të largohemi nga temat irredentiste. Duhet të kuptojmë se me zgjidhjen e një problemi mund të lindin probleme tjera, prandaj jemi të gatshëm për zhvillim të këtij procesi deri në zgjidhjen përfundimtare për të mirën e të dyja palëve.”

 

Ministri i jashtëm maqedonas Nikolla Dimitrov tha se dy vendet duhet të lënë anash të kaluarën apo historia të shërbej si mësim dhe jo burg në rrugën e tyre drejt të ardhmes. I pyetur nëse do të ndryshojë emrin e aeroportit, ato të rrugëve, apo nëse do të heq statujat Dimitrov u shpreh se do të behet gjithçka që vendi të integrohet në Europë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *