Subscribe

Kosova feston sot 13 vjetorin e shpalljes së pavarësisë, raporton Vizion Plus.  Më 17 shkurt të vitit 2008,deputetët e atëhershëm të Kuvendit shpallën vendin shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.

 

Ceremonitë për nder të kësaj dite filluan me ngritjen e Flamurit nga Garda Ceremoniale e FSK-së në oborrin e Zyrës së Kryeministrisë, në të cilin morën pjesë presidentja në detyrë, Vjosa Osmani dhe kryeministri Avdullah Hoti.

 

Ndërkohë Liderët kanë bërë homazhe te varri i presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova. Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti së bashku me Vjosa Osmanin thanë se në këtë ditë kujtohen personalitetet kombëtare.

 

ALBIN KURTI

KREU I VETEVENDOSJES

 

“Sot kujtojmë personalitetet kombëtare historike që kontribuuan në faza e mënyra të ndryshme andaj vendosëm lule të freskëta te presidenti i parë doktor Ibrahim Rugova që ishte edhe presidenti i parë në Kosovën e çliruar për të vazhduar në aktivitete të tjera. I falënderojmë qytetarët që kanë kontribuar për këtë ditët dhe kujtojmë të gjithë dëshmorët dhe martirët ata të cilët nuk janë më e falë të cilëve e kemi lirinë”

 

Edhe kryeministri në detyrë,Avdullah Hoti, tha se me shpalljen e Pavarësisë, Kosova nisi rrugën e integrimit në familjen euroatlantike.

 

AVDULLAH HOTI

KRYEMINISTER NE DETYRE

 “Duke bërë nderime në këtë vend që është akti themeltari i Republikës së Kosovës që është projekti më i madh 30 vjeçar që nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë e këndej i fuqizimit të kombit shqiptar me shpalljen e Kosovës shtet ne u bëmë pjesë e familjes euro-atlantike. Qytetarët e Kosovës do t’i jenë përherë mirënjohës presidentit Rugova dhe të gjithë atyre që kanë rënë për liri të vendit”

 

Një ditë më parë presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe biden, me një letër të drejtuar presidentes Vjosa Osmani, uroi përvjetorin e 13 të pavarësisë së Kosovës duke thënë se ky vend është i veçantë për familjen e tij. Ndërkohë deri më tani Kosovën e kanë njohur 117 shtete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *