Koronavirusi po jep efekte edhe tek programi i evenimenteve sportive në Itali dhe jo vetëm.Në Itali, ku situate është me problematik ndeshjet e futbollit po zhvillohen pa tifoze ndërkohe që ka një presion gjithnjë e më të madh nga shoqata e futbollisteve që kampionatet të ndërpriten.

 

Ndërpreja e mundshme e aktivitetev sportive po diskutohet këtë të hënë në mbledhjen maratonë të kreut të komitetit olimpik italian Malago me drejtuesit e federatave.

 

Por kjo cështje i ka kaluar tashmë kufijte e Italisë. Këtë javë dy ndeshje të Champions League do të luhen pa tifoze. Valencia-Atalanta në Mestaja të martën ishte konfirmuar më heret që do të luhej me dyer të mbyllura.

 

Mirëpo këtë të hënë është konfirmuar se e njejta gjë do të ndodhe edhe me duelin e francës, PSG-Dortmund, në program ditën e mërkurë. Ndërkohe me gjasë të njëjtën fat do ta ketë edhe duelet e javës së ardhshme mes Barcelonës dhe Napolit në Kamp Nou dhe Juventus-Olimpik Lion në Torino.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *