Vijojnë të rriten numrat e rasteve të reja dhe të viktimave nga koronavirusi në Maqedoninë e Veiut.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi për dy të vdekur gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa janë shtuar edhe 62 raste të reja.

Numrin më të madh të të prekurve e ka Shkupi, ku janë regjistruar 24 të infektuar.

Që nga nisja e epidemisë, Maqedonia e Veriut numëron 2.226 persona pozitivë, 1.552 të shëruar dhe 133 viktima.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *