Vidhet kisha e Shën Sotirit në Korçë.

 

Persona ende të paidentifikuar kanë thyer arkën që ndodhet në pjesën e jashtme të rrethimit të objektit te kultit.

 

Kjo është një ngjarje e përsëritur dhe prifti i kishës kërkon nga institucionet përkatëse të marrin masa për të vënë përpara përgjegjësisë autorët e këtyre ngjarjeve. Ka qenë kujdestari ai që e ka konstatuar i pari dëmtimin e arkës e cila është hapur në pjesën e pasme të saj.

 

Vjedhja dhe dëmtimi i kishave, është një fenomen shqetësues në qytetin e Korçës. Ato bëhen shpesh pre e grabitësve dhe asnjëherë nuk gjenden autoret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *