Subscribe

Korça ka çelur muajin e festave ku ndryshe nga çdo vit tjetër, ceremonia e ndezjes së dritave që zbukurojnë qytetin ka sjellë një tjetër dimension.

 

I njohur me emrin “Festivali i dritave në Korçë” , aktiviteti ka mbledhur në pedonale qindra qytetarë të grupmoshave të ndryshme.

 

Kreu i Bashkisë së Korçës ka theksuar se për qytetin ky ishte vetëm fillimi i një muaji festiv, ku sikundër është bërë traditë aktivitetet e larmishme nuk mungojnë.

 

Për mëse dy orë qytetarët janë bere pjese e atmosferës festive që ka mbizotëruar qendrën e qytetit juglindor dhe ne pazarin e vjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *