Strukturat e Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Itinerari 3”, në kuadër të goditjes së veprimtarisë së paligjshme të ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit.
Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi M.S., 25 vjeç, nga Sudani, i cili dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë në Greqia organizonte kalimin e emigrantëve nga Greqia drejt territorit shqiptar, me destinacion final vendet e Bashkimit Evropian.
Dy emigrantë të parregullt u kapën në zonën e Devollit, në malin Moravë. Materialet procedurale i kaluan Prokuroria e Korçës për veprime të mëtejshme, ndërsa vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë.
Njoftimi i policisë:
Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë godet trafikun e emigrantëve – finalizohet operacioni “Itinerari 3”
Vijojnë operacionet e Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë kundër dhënies së ndihmës emigrantëve për kalim të paligjshëm të kufirit.
Është finalizuar operacioni policor i koduar “Itinerari 3”, në kuadër të të cilit u vu në pranga një tjetër shtetas sudanez, i cili në bashkëpunim me shtetas të tjerë në Greqia organizonte dhe ndihmonte emigrantë për të kaluar ilegalisht kufirin nga Greqia drejt territorit shqiptar, me qëllim destinacionin përfundimtar një nga vendet e Bashkimit Evropian.
Si rezultat i hetimeve dhe punës operacionale intensive, të kryera për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme në kufi, strukturat e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë organizuan dhe finalizuan këtë operacion.
Në kuadër të tij u arrestua në flagrancë shtetasi M. S., 25 vjeç, banues në Darfur, Sudan.
Nga veprimet hetimore rezulton se ky shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë që dyshohet se ndodhen në Greqi, organizonte dhe ndihmonte emigrantë të kalonin ilegalisht nga Greqia në territorin e Shqipërisë nëpërmjet kufirit të gjelbër, në zonën e Devolli.
Dy emigrantë të parregullt u kapën nga shërbimet e Sektorit të Hetimit të Krimit në malin Moravë.
Punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë penale të personave të tjerë të dyshuar si të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme. Materialet procedurale iu referuan Prokuroria e Korçës për veprime të mëtejshme.
/vizionplus.tv





