E martë, 13 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

50 herë në hipnozë, shkrimtarja: 13 i kam dokumentuar në libër, doja të “takoja” babain e humbur

Traumat që na lë humbja e nje njeriu të dashur mund të jenë të mëdha dhe të pashërueshme.

Hipnoza, është një formë terapeutike, e cila shpirtërisht të lidh me personin e humbur.

Reklamë

Shkrimtarja dhe ekonomistja Lorena Shele ka bërë 50 seanca hipnoze, 13 prej të cilave i ka dokumentuar në libër.

Seancat i ka nisur para 15 vitesh, kur ajo humbi babain e saj dhe motra i studionte për hipnozën në Francë.

Reklamë

“Motra po specializohej, ishte futur në këtë fushë dhe po  më tregonte. Ishte në një moment që ne kishim humbur babin. Ka qenë një moment për të pasur pranë një njeri që e humbet, në sensin shpirtëror.

Ne po zbulonim një botë të re. Spiritualiteti para 15 viteve nuk ishte kaq e njohur. Edhe ajo që ishte në Francë ishte e para që e zhvillonte këtë profesion. Kam bërë libër dhe kam shkruajtur 13 seanca. Unë kam bërë 50 seanca hipnoze. Ishte një pjesë e kuriozitetit. Hipnoza është jetë e kaluar, por unë kisha edhe dilemat e përditshmërisë. Duke qenë një person kurioz, doja disa përgjigje në raport me veten dhe me të kaluarën.

Hipnoza është terapetutike. Shpirtit nuk i jep përgjigje as shkenca,. Terapia e hipnozës të jep qetësi që nuk e gjen dot.

Mund të të lërë një shije të hidhur, por kjo teknikë të lë në gjendje dremitje. Duhet bërë me profesionistë që mos të të lërë mosplotësimin e madh”, tha Shele.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.