E martë, 13 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Te Paekpozuarit Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Berisha: Javën e parë do të vendosim minimumin jetik prej 200 eurosh, do dyfishojmë rrogat dhe pensionet

Kryedemokrati Sali Berisha ka qenë këtë të martë në Dibër, në kuadër të “Ripërtëritjes”.

Berisha tha se sot Shqipëria është në një gjendje të vështirë ekonomike për shkak të keqqeverisjes.

Reklamë

Ai premtoi se me ardhjen e PD-së në pushtet do të vendoset minimumi jetik, ndërsa theksoi se do të ketë dyfishim të rrogave dhe pensioneve.

“Javën e parë do të vendoset që çdo shqiptar të marrë 200 euro minimumin jetik, sepse do të rritet edhe më shumë.

Reklamë

Po, nuk mund të jetë kurrë problem kafshata. Është krim. Është krim shtetëror që qytetarët e këtij vendi të kenë problem kafshatën e gojës.

Nuk mund të ketë kurrë problem për ilaçet. Është krim shtetëror që qytetarit, në spital apo jashtë tij, t’i mungojnë ilaçet.

Ju garantoj se kjo nuk mund të ndodhë më.

Një qëndrim për dyfishimin e rrogave dhe pensioneve si kusht për ta nxjerrë Shqipërinë nga emergjenca”, tha Berisha.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.