E shtunë, 28 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Protesta kombëtare në Tiranë, policia shoqëron 10 persona

Të paktën 10 persona janë shoqëruar deri më tani nga policia pas përplasjeve gjatë protestës kombëtare  të zhvilluar në Tiranë, në Ditën e Pavarësisë.

Protestuesit hodhën gurë dhe fishekzjarrë në drejtim të policisë, ndërsa efektivët iu përgjigjën me ujë dhe gaz lotsjellës.

Gjithashu si pasojë e përplasjeve, 6 efektivë policie, 9 protestues dhe 4 përfaqësues të medias u lënduan dhe u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë, të lënduarit janë në gjendje stabël dhe koshientë.

Një prej përfaqësuesve të medias, sipas të dhënave, është shtetase e huaj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.