A është “tradhëtuar” nga Berisha? Adriana Kalaja flet “pa doreza”

Zgjedhja e Endri Shabanit në postin e Avokatit të Popullit solli një reagim dhe një hatërmbetje mes Adriana Kalasë dhe përfaqësuesve të Partisë Demokratike.
Gjatë një interviste për emisionin “Takohemi n’Vizion” me Fjodora Fjorën, Kalaja tha ndryshimi që u bë në përzgjedhje ishte një taktikë e PS, ndërsa shtoi se raportet mes saj dhe kreut të PD Sali Berisha janë shumë të mira.
“Ata e kanë pranuar që kanë bërë një lapsus ligjor. Edhe vetë mënyra si u shtrua ccështja e Avokatit të Popullit e ndryshoi situatën . Ulsi Manja dhe PS e bënë enkas. Jam në paqe me Berishën dhe kam vlerësimin e tij
Kam 2 fakultete dhe 4 mastera, por unë në krah të zotit Berisha kam mësuar shumë”, tha Kalaja.
Juristja ka komentuar edhe protestën e studentëve para Ministrisë së Arsimit.
“Të ketë dhunë barbare ndaj studentëve që për moshë janë fëmijët tanë, ata protestojnë për të ardhemn e vendit. Protesta do ketë edhe reagim inati e pakënaqësie, sicc bën e gjithë bota. Edhe në botë policia reagon, por këtu 20 veta merren me 1 person.
Shteti shqiptar ka devijuar. Shteti isë drejtës ka rënë. Ose duhet të jemi në rrigën tonë, ose duhet të themi le të shkojë ku të shkojë ky vend. Reformat e fundit janë vetëm për shpopullimin e vendit”, tha Kalaja.




