E shtunë, 24 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 3 minuta më parë
Sociale

Korçë, ARRSH masa për përballimin e situatës dimërore

Në prag të stinës së dimrit Autoriteti Rrugor Shqiptar ka kontraktuar 5 firma për mirëmbajtjen e akseve nacionale rrugore gjatë periudhës dimërore në qarkun e Korçës.

 

Reklamë

Janë rreth 340 km rrugë nga të cilat 80 km janë të mbuluara me kontratën e Bankës Botërore dhe pjesa tjetër me firmat private të kontraktuara për mirëmbajtjen dimërore.

 

Reklamë

Përgjegjësi i Sektorit të Mirëmbajtjes Olti Zhamo thotë se prej fillimit të nëntorit të gjitha firmat e kontraktuara kanë marrë masa dhe vendosur mjetet në gatishmëri pranë akseve rrugore ndërkohë që janë siguruar edhe sasitë e kripës dhe skorjeve:

 

Rreth 370 ton kripë janë tashmë pranë kampeve të ngritura nga firmat e kontraktuara për mirëmbajtjen dimërore, çka është gjysma e sasisë së planifikuar, ndërkohë që pjesa tjetër do të tërhiqet në vazhdim për të siguruar ndërhyrjen në çdo moment sipas situatës së rreshjeve të bores dhe ngricave gjatë dimrit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë