Subscribe

400 pako me ndihma ushqimore janë duke u shpërndarë në të gjithë bashkinë e Korçës për familjet në nevojë, besimtarët e agjëruesit në prag të muajit të madhërueshëm të Ramazanit.

Këto ndihma vijnë nga Komiteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Arabinë Saudite dhe fondacionin e mbretit Selman.

Pakot ushqimore janë vendosur pranë xhamisë Hafiz Osman, aty ku ka nisur edhe shpërndarja e ndihmave sipas një liste me personat përfitues të përcaktuar nga vetë myftinia e Korçës.

Myftiu Ledian Cikalleshi ka shpërndarë ndihmat e para për të varfërit që jetojnë në qytet ndërkohë që të tilla pako ushqimore do të shpërndahen edhe në të gjithë fshatrat e bashkisë së Korçës:

Pritet që gjatë muajit të Ramazanit të ofrohen edhe të tjera ndihma për njerëzit në nevojë e besimtarët në rajonin e Korçës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *