Subscribe

Duket se telashet për Kastriot Ismailajn, nuk kanë të sosur. Këtë të mërkurë, Gjykata e Krimeve të Rëndë vendosi konfiskimin e 3.5 milion eurove të pasurisë së tij, në bazë të ligjit antimafia. Ai po përballet me drejtësinë për aferën “CEZ-DIA”, ku dyshohet se ka fshehur shuma të mëdha parash në bankat e nivelit të dytë vend. Në momentin e vendimit, Ismailaj replikoi me kryesuesin e seancës gjyqësore, Sandër Simoni, duke i thënë se, nuk ishte paraqitur avokati i tij mbrojtës. Pavarësisht pretendimeve të 57-vjeçarit, vendimi i konfiskimit u dha por Ismailaj mundi të shpëtojë vetëm 30 mijë dollar nga pasuria e tij, pasi nuk u provua se ato ishin siguruar në mënyrë të jashtëligjshme. Sipas organit të akuzës, ka dyshime te forta se nëpërmjet shoqërive të krijuara dhe administruara prej tij, janë kryer transaksione financiare pa logjikë ekonomike, dhe se te ardhurat mendohet te jene krijuar nga veprimtaria kriminale. Nga hetimet e deritanishme, ka rezultuar se Ismailaj është ortak apo administrator i disa shoqërive tregtare te regjistruara ne Shqipëri, te cilat përgjithësisht nuk kishin aktivitet tregtar. Pas verifikimit te dokumentacionit, nuk rezulton se ekzistojnë dokumente mbështetëse që justifikojnë transfertat hyrëse apo dalëse, nga shoqëria “DIA”, si kontrata, fatura apo marrëveshje. Gjatë periudhës 2006-2015 janë bërë transferta me vlerën 10 milion dollarë. Edhe për këto vlera momentale, Ismailaj është duke u hetuar nga Prokuroria, teksa ky i fundit do ta apelojë vendimin e dhënë nga gjykata e shkallës së parë për konfiskimin e 3.5 milion eurove.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *