Komiteti HatTrick i UEFA-s u mblodh  sot për herë të parë në Shqipëri.Fokusi kryesor ishte bashkëpunimi që federata shqiptare  ka me qeverinë e futbollit europian . Fillimisht, delegacioni i UEFA-s vizitoi ambientet e federates ndërsa me pas u inaugurua edhe muzeu i futbollit. Presidenti ArmandO Duka, e konsideroi  si një event historik dhe  vlerësim për futbollin shqiptar organizimin e këtij takimi në Tiranë.

 

ARMANDO DUKA- PRESIDENT I FSHF

“Ky aktivitet për mua është historik sepse vjen pas një kohe të vështirë pandemie dhe kemi bërë shumë takime online dhe më në fund sot takohemi për herë të parë, pas një periudhe thuajse dy vjeçare fizikisht dhe uroj që kjo periudhë e vështirë covid-i të ketë kaluar. Duke qenë vërtetë një vlerësim për futbollin shqiptar”

 

Edhe zv presidenti i Uefas u shpreh mjaft i kënaqur nga pritja ndërsa theksoi se cdo vendim që do të merret eshte për zhvillimin e futbollit europian.

 

KARL-ERIK NILSSON – KRYETARI I KOMITETIT HATTRICK

 

“HatTrick është një Komitet i rëndësishëm, ku i japim mundësinë të 55 federatave anëtare të përfitojnë nga projektet dhe është vërtetë një privilegj të punosh me këtë Komitet dhe dua të falënderoj edhe administratën e UEFA-s për organizimin e këtyre takimeve. Të gjitha vendimet që do merren do të jenë në të mirë të futbollit, për zhvillimin e futbollit. ”

 

Në 17 vite të programit HatTrick, UEFA ka financuar në më shumë se 1500 projekte duke u kthyer në programin më të madh për zhvillimin e futbollit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *