E shtunë, 24 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/4 përditësuar 5 minuta më parë
Politikë

Komente negative për Kalanë e Rozafës, Rama: Uroj që Prokuroria të veprojë!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ndaj protestuesve, duke i akuzuar se po dëmtojnë imazhin e Shqipërisë dhe sezonin turistik përmes fushatës së tyre në platformat online.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë publikoi një video në platformën Booking të Kalasë së Rozafës, e cila ishte shoqëruar me komente negative duke e cilësuar këtë një përpjekje për të goditur turizmin shqiptar.

Reklamë

Kryeministri u bëri thirrje organeve të drejtësisë të ndërhyjnë, duke kërkuar që prokuroria të veprojë sa më shpejt ndaj personave që, sipas tij, po dëmtojnë pronën publike e private.

 “PO ME KALANË E ROZAFËS çfarë keni o patriota apo ta shkatërrojmë sa të mundemi turizmin, se duhet t’i përzemë të huajt dhe të kthehemi tek koha kur hanim njëri-tjetrin ëëë?!

Reklamë

Uroj që prokuroria të veprojë një orë e më parë me këta dhunues të pronës publike e private dhe shantazhues të qytetarëve të këtij vendi”, shkruan Rama.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë