Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
16 June 2026
Vizion fokus

Irani zbulon detajet e marrëveshjes me SHBA: Heqje e...

Macron kërkon nisjen e shpejtë të misionit ndërkombëtar në...

Mbyllet protesta e 16-të para kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin

Gogu nënshkruan tre konventa ndërkombëtare të KE

Ra nga mjeti lundures dhe humbi jetën në liqenin...

Ksamil/ Përplasen një mjet lundrues me skafin e Policisë...

Trump: Ngushtica e Hormuzit hapet të premten, paralajmëron plan...

Sulmohet cisterna me natfë pranë brigjeve të Jemenit

Ibrahimoviç tërbon suedezët, shkon me Kardinalen te shfaqja e...

Digjet makina diplomatike bullgare në Shkup

Kombet myslimane dënojnë djegien e Kuranit në Danimarkë

25 Korrik 08:31

Iraku dhe disa shtete tjera me shumicë myslimane, e kanë dënuar ashpër djegien e Kuranit të hënën nga një grup i quajtur “Patriotët Danezë” jashtë Ambasadës së Irakut në Kopenhagë.

 

Ky grup i ekstremit të djathtë e ka transmetuar drejtpërdrejt kryerjen e një akti të ngjashëm edhe të premten në Facebook.

 

Rreth 1.000 protestues në Bagdad kanë tentuar të hyjnë në Ambasadën e Danimarkës, pas incidentit.

 

Ministria e Jashtme e Irakut ka thënë se veprime të tilla lejojnë që “virusi i ekstremizmit dhe urrejtjes” të përbëjë “kërcënim të vërtetë për bashkëjetesën paqësore të shoqërive”.

 

Myslimanët e konsiderojnë përmbajtjen e Kuranit si fjalë të Zotit, dhe çdo dëm që i shkaktohet librit me qëllim, konsiderohet mungesë respekti dhe ofendim i rëndë për ta.

 

Javën e kaluar, turmat ia kanë vënë flakën Ambasadës së Suedisë në Bagdad, pas planeve për djegie të Kuranit në Stokholm.

 

Akti i fundit që ka ndodhur në Kopenhagë ka nxitur marshe edhe në kryeqytetin e Jemenit, Sana, ku është shprehur zemërim i thellë për Danimarkën dhe Suedinë, që kanë lejuar akte të tillë.

 

Turqia e ka konsideruar incidentin si “sulm të neveritshëm” ndaj Kuranit, derisa Ministria e Jashtme e Algjerisë i ka ftuar për intervistë ambasadorët e Danimarkës dhe Suedisë për t’i dënuar aktet.

 

Edhe në Iran ka pasur protesta të shtunën lidhur me këto akte.

 

Mediat lokale në Katar kanë raportuar se tregu më i madh i shtetit, Souq Al Baladi i ka larguar të gjitha produktet suedeze nga vitrinat, si shenjë proteste.

 

Danimarka e ka dënuar djegien e Kuranit duke thënë se “këto akte provokative dhe të turpshme nuk e përfaqësojnë Qeverinë daneze.

 

Autoritetet e Suedisë e kanë dënuar djegien e librit të shenjtë dhe aktin e kanë konsideruar si islamofobik./rel

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Danimarke djegia e kuranit kombet myslimane

Nga e njëjta kategori

Humbi jetën në Ksamil, momenti kur 20-vjeçari me shpejtësi skëterë përplaset me skafin e Policisë (VIDEO)

më shumë...

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

më shumë...

Iliri dhe Moza, kush prej tyre do e fitojë Ferma Vip 3

më shumë...

Dy vite pa u parë, Moza nuk njeh vajzën: Sa ke ndryshuar

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

9:24

Zjarr në një apartament në Vlorë, ndërhyjnë...

9:16

Humbi jetën në Ksamil, momenti kur 20-vjeçari...

8:56

Zbulohet “foleja” e prostitucionit në Fier, arrestohen...

8:31

Temperatura deri në 32 gradë celcius, parashikimi...

8:10

“Shmangni shpenzimet impulsive”, parashikimi i yjeve për...

2:31

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

2:07

Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta...

2:02

Iliri dhe Moza, kush prej tyre do...

1:04

“Është paqja ime”, Visi dedikim emocionues për...

12:33

Dy vite pa u parë, Moza nuk...

11:55

Finalja e madhe e Ferma Vip, kush...

11:46

Emocionuese/ Soni Malaj këndon në skenën e...

11:31

“Dashuria dhe martesa” Ilir-Moza, opinionistët shprehin rezerva,...

11:06

Nga Amerika në Ferma Vip, Iliri surprizohet...

10:41

“Forca, na ke bërë shumë krenar”, përlotet...

10:24

Irani zbulon detajet e marrëveshjes me SHBA:...

10:05

Macron kërkon nisjen e shpejtë të misionit...

9:31

Pritjes i erdhi fundi! Nis finalja e...

9:02

Mbyllet protesta e 16-të para kryeministrisë, qytetarët...

8:58

Sa herë që ndjeni ankth këto janë...

Më të klikuarat

  • Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3
  • Sot Hëna e Re te Binjakët, Meri Gjini tregon ndikimin e menj...
  • Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta neonatologu i njoh...
  • Dy vite pa u parë, Moza nuk njeh vajzën: Sa ke ndryshuar
  • Iliri dhe Moza, kush prej tyre do e fitojë Ferma Vip 3
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.