Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.
Sipas parashikimit meteorologjik, vranësirat do të jenë të pakta deri mesatare, më të theksuara në relievet malore të zonave lindore. Nga mesdita deri në orët e pasdites priten reshje të dobëta dhe afatshkurtra shiu në këto zona.
Në mënyrë të izoluar, në relievet e larta malore, reshjet mund të marrin formën e shtrëngatave afatshkurtra.
Era do të fryjë nga juglindja dhe jugperëndimi me një shpejtësi mesatare prej 8 m/s, ndërsa valëzimi në detet Adriatik dhe Jon parashikohet të jetë i forcës 1 deri në 3 ballë.





