Mbrëmjen e djeshme në Spotlight me Alban Dudushin në Vizion Plus u fol për akuzat që mazhoranca ka ngritur së fundmi në prag fushtae përkundrejt liderit democrat Lulzim Basha lidhur me çështjen e Kosovës dhe hetimin e krimeve të luftës.

I ftuar për t’u përgjigjur lidhur me akuzat, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla është përplasur në studio me analistin e njohur Vehap Kola duke e quajtur këtë të fundit shpifës.

Kola ka hedhur akuzat se kjo çështje po përdoret për të zhvendosur vëmendjen ngë Pandemia dhe shqetësimi real, jeta e njerëzve. Analisti shton se po vdesin njerëz nëpër ambulance dhe spitale dhe ky debat real po tentohet të mbulohet me çështje patriotike-nacionaliste.

Vehap Kola: Pse u bë kjo akuzë tani? Në fakt akuza njihej që në Qershor si nga politika shqiptare dhe nga Kosova dhe dihej që do ndodhnin këto ndalime, arrestime ose gjykime. Pse ndodhi tani? Sepse, tani qeveria është në një hall shumë të madh, dyshoj unë si qytetar, që është: Po vdesin njerëzit nëpër ambulanca, nëpër rrugë, në shtëpi, në spitale. Realisht nuk ka frikë më të madhe, shqetësim më të madh se sa jeta, jo nje ngjarje, paçka se mund të jetë e padrejtë, si stisja e akuzave para 10 a 15 viteve. Atëherë, hajde të fillojmë një patos nacionalist, patriotizëm dhe mbulojmë debatin real që është pandemia.

Taulant Balla: Zotrote shpife përsëri, se qenke një shpifës. Këtu ka një betejë për jetë a vdekje me një pandemi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *