Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi janë kapur me 42 doza me lëndë narkotike kokainë e kanabis, lekë dhe euro të përfituara nga shitja e lëndës narkotike në doza.

 

Personi A. Xh., 24 vjeç, banues në Tiranë, u kap në flagrancë në rrugën “Hamdi Cenoimeri”.Sipas policisë këtij shtetasi i është sekuestruar 3 doza me lëndë narkotike kokainë, 31 doza me lëndë narkotike kanabis dhe 1 aparat celular.

 

Gjatë një operacioni tjetër është arrestuar gjithashtu G. L., 21 vjeç, banues në Rrëshen.  Ai po lëvizte me makinën, ku iu gjetën 8 doza me lëndë narkotike kokainë, një aparat celular, 34 400 lekë të reja dhe 315 euro, të cilat dyshohen të përfituara nga shitja e dozave me lëndë narkotike.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *