Subscribe

Kodi i ri Penal nuk është domosdoshmëri në një kohë kur sistemi gjyqësor po vuan pasojat e vetting-ut. Ky është qëndrimi i Prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela gjatë raportimit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, mbi ecurinë e vitit 2023.

“Do të bëjmë ligje për hir të të bërit ligje apo që t’i shërbejnë shoqërisë shqiptare? Imagjinoni që këtë kod të ri penal t’ua kërkosh ta aplikojnë prokurorët e gjyqtarët në kushtet e mbingarkesës. Unë mendoj që një kod i ri penal është i parakohshëm për kushtet që ndodhet sot sistemi i drejtësisë”, tha Çela.

Sa i takon gjuhës së përdorur nga ish- presidenti Ilir Meta drejtuar Strukturës së Posaçme Antikorrupsion dhe mbrojtjen që KLP i bëri këtij institucioni Çela tha:

“Po përgjigjën e dha Këshilli i Lartë i Prokurorisë, i cili është edhe organi që ka për kompetencë garancinë e pavarësisë së prokurorëve. Përsa i përket bashkëpunimit me prokurorinë e posaçme unë e kam përmendur disa herë në çdo raportim që kemi bërë, ky bashkëpunim është në nivele shumë të mira, performanca që ne kemi arritur të realizojmë ka qenë ajo e pritshmja”, tha Çela.

Prokurori i Përgjithshëm e sheh të frytshëm rezultatin e dhënë nga zbatimi i hartës së re gjyqësore. Në një parashikim të tij Olsian Çela tha se në një hark kohor 4- vjeçar sistemi i drejtësisë do të ketë të gjithë magjistratët që i duhen./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *