Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
30 May 2026
Vizion fokus

Aeroporti i Mynihut mbyllet përkohësisht pas alarmit për dron

PD mbledh sot Kuvendin Kombëtar, votohet për statutin dhe...

Skandalet tronditin qeverinë spanjolle, Sánchez përballet me krizën më...

Negociatat në ngërç, Trump gati të firmosë vetëm me...

OKB kritikon planin e Izraelit për zgjerimin e kontrollit...

E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 43-vjeçare ish-futbollisti...

Ushtria izraelite hap zjarr gabimisht ndaj avionit civil

Tensionet me Iranin/ Përfundon mbledhja në Shtëpinë e Bardhë,...

Tragjedi në SHBA! Autobusi me pasagjerë përplaset me 6...

Trump mbledh këshilltarët e tij në “Dhomën e Situatave”,...

Klosi prezanton projektligjin e pyjeve: Përshkallëzojmë dënimet për kundërvajtësit

24 Maj 14:04

Ministri Klosi prezantoi këtë të premte draftin e parë të projektligjit të ri të pyjeve.

 

Në një dëgjesë publike me ekspertë mjedisorë, inxhinierë pyjesh, pedagogë të fakultetit të Pyjeve dhe grupe të tjera interesi, Klosi tha se projektligji I trajton pyjet si pasuri të përbashkët me qëllim prioritar zhvillimin rural.

 

“Së pari, ky pr/ligj përafron legjislacionin shqiptar me atë të BE-së për pyjet; Krijon një skeme licencimi për importin e drurit në Komunitetin Europian dhe mbi detyrimet e operatorëve që vendosin lëndë/produkte druri në treg. Pr/ligji përforcon statusin e pyjeve si një pasuri me vlera kombëtare dhe si kontribues të çmuar në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe social të vendit. Ai parashikon gjithashtu të drejtën e përdorimit të fondit pyjor dhe të gëzimit të fruteve që rrjedhin prej tij, nga personat që u janë dhënë në përdorim pjesë të fondit pyjor, në masën që kanë nevojë për vete dhe për familjet e tyre. Familjeve dhe komuniteteve në zonat rurale u njihet e drejta e përdorimit të sipërfaqeve të fondit pyjor në afërsi të fshatit. Në kuadër të politikave sociale për zbutjen e varfërisë, shtrohet ideja e dhënies të së drejtës së shitjes së materialit drusor të vjelë nga fondi pyjor për familjet në nevojë që përfitojnë ndihmë ekonomike”, tha ministri Klosi.

 

Drafti parashikon gjithashtu krijimin për herë të parë të Agjencisë Shtetërore të Pyjeve si një institucion i ri nën varësinë e Ministrisë së Mjedisit. Sipas Klosit, mes të tjerave parashikohet edhe përshkallëzim I dënimeve dhe gjobave si për kompanitë që operojnë në këtë sektor ashtu dhe për punonjësit.

 

“Ky projektligj i hap rrugën shfrytëzimit të rolit të strukturave komunitare në fshat për përdorimin e qëndrueshëm të pyjeve në fshat, me qëllim zhvillimin e zonave rurale. Përmes tij, organizohet Sistemi i Dijes mbi Pyjet; Fuqizohet roli i institucioneve të arsimit të lartë dhe profesional për ekspertiza shkencore në fushën e pyjeve; Parashikohet përfshirja në kurrikula të informacioneve mbi pyjet dhe rëndësinë e shfrytëzimit të tyre për të prodhuar ekonomi. Dhe një ndryshim i rëndësishëm që vjen në këtë pr/ligj që prezantojmë sot është përshkallëzimi i dënimeve dhe masave ndaj kundërvajtësve, si: Pezullim/bllokim të aktivitetit, heqjen e licences, sekuestrimin dhe gjoba ndaj punonjësve të institucioneve në rast shkeljesh/moszbatimi të përgjegjësive ligjore”, tha ministri Klosi.

Projektligji do të kaloj së shpejti në Kuvend ku do të diskutohet në komisionet përkatëse e më pas të miratohet në seance plenare.

Posted Under:
Vendi
Tagged:
Ashpërsim Bledni Klosi dënime Draft ligj Masa Prezantohet

Nga e njëjta kategori

VIDEO/ Restaurohet filmi i parë shqiptar “Fëmijët e saj”! Rama: Punë e çmuar për ruajtjen e trashëgimisë sonë kinematografike

më shumë...

Situatë alarmi e rremë pranë Ambasadës Amerikane, kova me fasule ngre në këmbë policinë

më shumë...

Operacion antidrogë, policia shtrin në tokë shpërndarësit e kokainës në Tiranë (EMRI)

më shumë...

Mot kryesisht i kthjellët këtë të shtunë, sa do të arrijnë temperaturat në vend

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner

Minute pas minute

11:13

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja,...

11:11

VIDEO/ Restaurohet filmi i parë shqiptar “Fëmijët...

10:56

Aeroporti i Mynihut mbyllet përkohësisht pas alarmit...

9:57

Situatë alarmi e rremë pranë Ambasadës Amerikane,...

9:45

PD mbledh sot Kuvendin Kombëtar, votohet për...

9:05

Operacion antidrogë, policia shtrin në tokë shpërndarësit...

8:52

Skandalet tronditin qeverinë spanjolle, Sánchez përballet me...

8:49

Negociatat në ngërç, Trump gati të firmosë...

8:30

Lajme të pafavorshme për paratë po vijnë...

8:11

Mot kryesisht i kthjellët këtë të shtunë,...

1:25

“Ej babi, të kemi çantë”, Romiri surprizohet...

12:52

Thyen rregullat duke rrezikuar përjashtimin, kush nga...

12:39

Në televotim me Klevisën, Indri largohet përfundimisht...

12:28

“Më ka marrë shumë malli”, Romiri surprizohet...

12:08

“Je komplet falso”, Indri përplaset me Sarën:...

11:57

Letra për Vanesën, Sara: Indri e bëri...

10:49

Kostana fiton sfidën, Indri dhe Klevisa në...

10:15

OKB kritikon planin e Izraelit për zgjerimin...

10:15

Kush rrezikon më shumë? 3 fermerë më...

10:10

“Soni e do Ilirin, është zemërthyer”, çfarë...

Më të klikuarat

  • Për herë të parë, Soni Malaj zbulon në “Ferma Vip̶...
  • Vrau gruan me çekiç dhe e mbajti trupin një javë në papafing...
  • “Ej babi, të kemi çantë”, Romiri surprizohet nga djali për d...
  • “Lajm i rremë që shteti po fal Zvërnecin”, Rama:...
  • “Ky është vetëm fillimi, përgatituni…”, ish-pres...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.