Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
30 May 2026
Vizion fokus

PD mbledh sot Kuvendin Kombëtar, votohet për statutin dhe...

Skandalet tronditin qeverinë spanjolle, Sánchez përballet me krizën më...

Negociatat në ngërç, Trump gati të firmosë vetëm me...

OKB kritikon planin e Izraelit për zgjerimin e kontrollit...

E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 43-vjeçare ish-futbollisti...

Ushtria izraelite hap zjarr gabimisht ndaj avionit civil

Tensionet me Iranin/ Përfundon mbledhja në Shtëpinë e Bardhë,...

Tragjedi në SHBA! Autobusi me pasagjerë përplaset me 6...

Trump mbledh këshilltarët e tij në “Dhomën e Situatave”,...

Ish-zyrtarja e Pentagonit: Izraeli po pengon procesin e paqes...

Negociatat në ngërç, Trump gati të firmosë vetëm me kushtet e Uashingtonit: Nuk ka marrëveshje me Iranin pa hequr dorë nga armët bërthamore

30 Maj 08:49

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është i gatshëm të nënshkruajë një marrëveshje me Iranin vetëm nëse plotësohen kushtet themelore të vendosura nga Uashingtoni, deklaroi një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë pas një takimi të gjatë në Dhomën e Situatave.

Takimi, kishte në fokus shqyrtimin e një marrëveshjeje kornizë për zgjatjen e armëpushimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.

Megjithatë, ai përfundoi pa një vendim përfundimtar dhe pa njoftime zyrtare, ndërsa palët vazhdojnë të kenë mosmarrëveshje mbi çështje kyçe, veçanërisht programin bërthamor iranian.

Sipas zyrtarit amerikan, Trump mbetet i hapur ndaj një marrëveshjeje vetëm nëse ajo përputhet me interesat strategjike të SHBA-së dhe respekton plotësisht vijat e kuqe të administratës së tij.

“Presidenti Trump do të nënshkruajë një marrëveshje vetëm nëse është e mirë për Amerikën dhe nëse kushtet e tij përmbushen. Irani nuk mund të ketë armë bërthamore”, tha zyrtari.

Sipas deklaratave të mëparshme të Trump, marrëveshja e propozuar përfshin rihapjen e plotë të Ngushticës së Hormuzit për lundrim të lirë, heqjen e minave detare, zotimin e Iranit për të mos zhvilluar armë bërthamore dhe transferimin e rezervave të uraniumit të pasuruar në SHBA.

Presidenti amerikan ka deklaruar gjithashtu se është i gatshëm të heqë bllokadën amerikane në Ngushticën e Hormuzit, duke lejuar kalimin normal të anijeve tregtare, por ka këmbëngulur që Teherani duhet të pranojë largimin dhe shkatërrimin e uraniumit të pasuruar.

Ndërkohë, një memorandum mirëkuptimi i arritur mes dy vendeve parashikon zgjatjen e armëpushimit për 60 ditë dhe nisjen e negociatave për të ardhmen e programit bërthamor iranian.

Nga ana tjetër, Irani ka reaguar me skepticizëm ndaj deklaratave amerikane. Agjencia iraniane e lajmeve Fars ka kundërshtuar pretendimet se marrëveshja përfshin shkatërrimin e materialit bërthamor, ndërsa zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei, deklaroi se prioriteti i Teheranit mbetet përfundimi i konfliktit dhe jo negociatat për programin bërthamor.

Tensionet mbeten të larta edhe për shkak të akuzave të ndërsjella për shkelje të armëpushimit. Së fundmi, Garda Revolucionare iraniane njoftoi se kishte goditur një bazë ajrore amerikane në Kuvajt, ndërsa Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) e cilësoi sulmin si një shkelje flagrante të marrëveshjes së armëpushimit.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
trump

Nga e njëjta kategori

Situatë alarmi e rremë pranë Ambasadës Amerikane, kova me fasule ngre në këmbë policinë

më shumë...

PD mbledh sot Kuvendin Kombëtar, votohet për statutin dhe anëtarët e rinj të Këshillit

më shumë...

Skandalet tronditin qeverinë spanjolle, Sánchez përballet me krizën më të madhe politike, hetimet prekin aleatët dhe familjen

më shumë...

Lajme të pafavorshme për paratë po vijnë për këtë shenjë, parashikimi i horoskopit 30 maj

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner

Minute pas minute

9:57

Situatë alarmi e rremë pranë Ambasadës Amerikane,...

9:45

PD mbledh sot Kuvendin Kombëtar, votohet për...

9:05

Operacion antidrogë, policia shtrin në tokë shpërndarësit...

8:52

Skandalet tronditin qeverinë spanjolle, Sánchez përballet me...

8:49

Negociatat në ngërç, Trump gati të firmosë...

8:30

Lajme të pafavorshme për paratë po vijnë...

8:11

Mot kryesisht i kthjellët këtë të shtunë,...

1:25

“Ej babi, të kemi çantë”, Romiri surprizohet...

12:52

Thyen rregullat duke rrezikuar përjashtimin, kush nga...

12:39

Në televotim me Klevisën, Indri largohet përfundimisht...

12:28

“Më ka marrë shumë malli”, Romiri surprizohet...

12:08

“Je komplet falso”, Indri përplaset me Sarën:...

11:57

Letra për Vanesën, Sara: Indri e bëri...

10:49

Kostana fiton sfidën, Indri dhe Klevisa në...

10:15

OKB kritikon planin e Izraelit për zgjerimin...

10:15

Kush rrezikon më shumë? 3 fermerë më...

10:10

“Soni e do Ilirin, është zemërthyer”, çfarë...

9:47

“Ik zhduku, kam gruan jashtë”, Zhaku “provokon”...

9:46

E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën...

9:35

Ushtria izraelite hap zjarr gabimisht ndaj avionit...

Më të klikuarat

  • Për herë të parë, Soni Malaj zbulon në “Ferma Vip̶...
  • Vrau gruan me çekiç dhe e mbajti trupin një javë në papafing...
  • “Ej babi, të kemi çantë”, Romiri surprizohet nga djali për d...
  • “Lajm i rremë që shteti po fal Zvërnecin”, Rama:...
  • “Ky është vetëm fillimi, përgatituni…”, ish-pres...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.