Subscribe

Ministri i turizmit, Blendi Klosi e cilësoi këtë sezon turistik si një sezon mbijetese për të gjithë operatorët.  Sipas tij situata e shkaktuar nga pandemia, pavarësisht masave të marra nga qeveria, pritet që të jap efektet e saj negative.

Duke e cilësuar si një hap pozitiv hapjen e kufijve, Klosi njoftoi gjithashtu se brenda datës 12 qershor pritet që në vend të mbërrijnë dhe charterat e parë me turistë të huaj.

Ndërsa sa i takon kthimit të ligjit për përjashtimin nga tvsh për jahtet nga presidenti meta ministri i turizmit paralajmeroi miratimin ne parlament pavarësisht pretendimeve te kreut te shtetit.

Deklaratat ministri Blendi klosi i bëri në studion e emisionit të mëngjesit “7pa5” në Vizion Plus.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *