Subscribe

Për Blendi Klosin, një tjetër mbyllje do t’i dëmtonte akoma edhe më shumë bizneset, sidomos ato te sektorit turistik.

 

Mirëpo, Klosi përsëriti se është grupi i ekspertëve të Ministrisë së Shëndetësisë ai që merr vendimin për mbylljen ose jo të tyre.

 

Nëse situata e shkaktuar nga pandemia do të qetësohet, ministri shfaqet optimist se vitin e ardhshëm sektori i turizmit do të jetë i suksesshëm.

 

“Jemi në një sistem që vazhdon të kontrollohet me imtësi, në pikëpamjen time do të jetë e vështirë të kemi një mbyllje përsa i përket bizneseve, sidomos ato që kanë lidhje me turizmin, shërbimet, pasi viti ka qenë jashtëzakonisht i vështirë dhe mbyllja do t’i dëmtojë shumë më tepër, por në parim te gjitha vendimmarrjet i takojnë ekspertëve të Ministrisë së Shëndetësisë, të cilët vendosin për këtë sistem dhe për këto ndjesi, por unë do të doja shumë që ne të kishim një dalje nga pandemia, që nuk është në dorën e askujt prej nesh, por që të gjithë duhet të lutemi që sa më shpejt kjo “flamë” të përfundojë sepse realisht kemi shumë për të bërë dhe në rast se do kemi një situatë të relaksuar nga viti i ardhëm kur të dalim nga pandemia, Shqipëria do të jetë e barabartë mes të barabartëve, krahasuar edhe me konkurrentë rajonalë”, u shpreh Klosi në “Quo Vadis”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *