Subscribe

Kliti Roshi, djali i aktorit të madh shqiptar Kadri Roshi, i ftuar në studion e “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus të moderuar nga Brikena Prifti foli për 100 vjetorin e babait të tij.

Ai tregoi se në këtë 100 vjetor ai i mbështetur nga miq dhe dashamirës do të sjellin një dokumentar për aktorin e madh të Shqipërisë si dhe një libër ku tregohet ana njerëzore e tij.

Ndërkohë Kliti Roshi ka zbuluar në se për Kadriun janë thënë disa të pavërteta, duke theksuar se fjalët se ai ishte i pashkollë dhe autodidact janë të pavërteta.

Kliti Roshi tha se Kadri Roshi dhe Lazer Filipi janë dy studentët e parë shqiptarë që kanë studiuar jashtë vendit për aktrim.

Pjesë nga biseda:

Brikena Prifti: Kadri Roshi është një artist që nuk do të harrohet kurrë, si i kujtoni ju ditëlindjet që festonte me ju?

Kliti Roshi: Ndoshta do ju duket e çuditshme, Kadri Roshi rrallë festonte ditëlindje në shtëpi, pjesën më të madhe ai e ka festuar me miq e me shokë të cilët për fat të mirë kanë qenë të shumtë.

Brikena Prifti: I pëlqente t’i festonte ditëlindjet?

Kliti Roshi: Ja festonim ai vetë nuk donte. Pse jeni juve burimi i frymëzimit tim jam edhe unë thoshte. Është bërë një gabim, Kadri Roshi ka 180 role vetëm në Teatër, janë 36-të filma, në total janë 216-të. Është stërthënë është studenti i parë që ka mbaruar shkollën e parë si actor, ndërkohë që thonë se është autodidact, jo erdhi nga hiçi. Kadri Roshi bashkë me Lazër Filipin janë studentët e parë për aktor që kanë studiuar jashtë shtetit.

/Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *