Subscribe

Per here te pare fëmijët e klasave te pesta i nënshtrohen provimit kombëtar per matjen e njohurive. 41 500 nxënës te shkollave publike dhe private jane testuar per tre lendet baze te arsimit fillor, matematike, gjuhe shqipe dhe dituri natyre. Pas nje ore e gjysme provim, fëmijët kane treguar rreth testit, veshtiresise dhe ushtrimeve qe bëjnë diferencën ne note. Numrin me te madh te pyetjeve e kishte gjuha shqipe, matematika dhe me pas dituria e natyrës. Provimi u administrua nga Ministria e Arsimit dhe drejtoritë arsimore. Per shkak te testimit kombëtar te klasave te pesta dhe zhvillimit te tij me standarde, nxënësit e arsimit 9-vjeçar ketë te hene nuk zhvilluan mësim. Ndërkohe testet do te korrigjohen nga Agjencia e Provimeve, e cila kete vit nuk do te vlerësoje me nota, por vetëm përcaktime termash per nivelin e nxënësve. Ministria e Arsimit po diskuton edhe mundësinë per zhvillimin e përvitshëm te provimit te klasës se 5-te, si kusht për te vijuar me pas ciklin e larte te arsimit te detyruar.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *