E hënë, 26 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Klandestinët turq do shkarkonin 35 emigrantë në brigjet greke, 15 prej tyre humbën jetën, plagosen edhe dy policë

15 të vdekur dhe 26 të plagosur, mes të cilëve dy policë grekë, është bilanci i viktimave gjatë përplasjes së një motoskafi të Rojës Bregdetare Greke dhe trafikantëve turq që transportonin emigrantë në brigjet greke mbrëmjen e së martës në ishullin Xios të Greqisë.

Sipas Rojës Bregdetare greke, një motoskaf me të paktën 35 emigrantë klandestinë në bord po shkarkonte në brigjet greke, kur u diktua prej Rojës Bregdetare.

Sipas versionit të saj, Roja Bregdetare helene thotë se motoskafi i trafikantëve ishte në fazën e shkarkimit dhe menjëherë u vë në lëvizje duke refuzuar të ndalonte pas sinjaleve që patrulla e saj i bëri./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë