Një infermiere 49-vjeçare, e cila së fundmi ka punuar në një repart me pacientë të prekur nga Covid-19, kreu vetëvrasje. Ajo punonte në spitalin Jesolo në Itali, ku ditët e fundit ishin shtruar shumë pacientë me koronavirus.  Infermierja, e cila jetonte vetëm, kishte qenë në shtëpi për dy ditë, sepse kishte ethe. Ajo gjithashtu kishte bërë analizat, por rezultati ende nuk ishte komunikuar.

 

Zhdukja e papritur e infermieres 49-vjeçare që shërbeu në spitalin Jesolo ka krijuar konfuzion dhe dhimbje në të gjithë kompaninë e shëndetësisë. Sapo kanë dëgjuar lajmin për ndarjen e saj nga jeta, kolegët janë shprehur të prekur dhe të tronditur nga kjo që ndodhi.

 

“Ajo ishte e përkushtuar në punë, do të jetë e pazëvendësueshme për kolegët”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *