Një prej aktorëve që ka bërë histori në kinemanë amerikane dhe atë botërore ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare.

 

 

Bëhet fjalë për aktorin Powers Boothe, i njohur për dhjetra role të mëdha në karrierën e tij, i ndjekur ndër vite edhe nga fansat e tij në Shqipëri.

 

 

Filmat Western kanë qenë disa prej të preferuarve të tij, duke luajtur disa prej roleve më pikante në to.

 

 

Boothe është i njohur për rolet e tij në filmat “Qyteti i Mëkatit”, “Agjentët e S.H.I.E.L.D”, etj.

 

 

Lajmi është bërë me dije nga publicist Karen Samfilippo.

 

 

Aktori ka fituar edhe çmimin Emmy.

 

 

Paraprakisht mendohet se vdekja e tij ka ardhur nga shkaqe natyrale. Ai u gjet pa jetë në banesën e tij në Los Angeles.

 

 

Tashmë familja e tij është duke menduar një memorial në nder të Boothe.

 

 

Bota e kinematografisë ka shprehur ngushëllimet për largimin e aktorit nga jeta.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *