Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, është nisur drejt Rusisë për të qenë pjesë e samitit me presidentin Vladimir Putin.

 

Ky do të jetë takimi i parë i liderit të Koresë së Veriut me Presidentin e Rusisë. Sipas mediave ndërkombëtare dy liderët do të takohen të enjten në afërsi të qytetit bregdetar të Paqësorit, Vladivostok ku do të flasin rreth programit bërthamor të Penjanit.

 

Në këtë takim pritet që Jong-un të kërkojë mbështetje pasi bisedimet me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, kanë përfunduar pa sukses.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *