Ajo është bërë objekti i sulmeve të pamëshirshme të fansave pas bëmës së saj të fundit. Kim Kardashian është e njohur për veprimet e saj gjithmonë ekstravagante, por këtë herë i ka lënë të gjithë me gojë hapur.

 

 

Fillimisht fansat e kritikuan, në rrjetet sociale, pasi bukuroshja 36 vjeçare shndërroi ikonën fetare, Virgjëreshën Mari, në një kimoji, por duket se asaj nuk iu bë aspak vonë. Madje ajo u shfaq me një fustan të zi, shumë të ngushtë, me ikonën në mes të gjoksit, duke provokuar në mënyrë shumë të fortë besimtarët dhe fansat që më parë e kishin sharë publikisht. Çfarë mund të bëjë më tepër pas kësaj? Me siguri të na habisë sërish…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *