Andrii Yermak, shefi i kabinetit të presidentit ukrainas, tha dje, të mërkurën, se ai dëshiron një takim midis Volodymyr Zelensky dhe kryeministrit hungarez Viktor Orban pasi Budapesti ka kundërshtuar fillimin e negociatave për Kievin për anëtarësimin e tij në BE.

 

Yermak tha se ka pasur një bisedë me ministrin e Jashtëm hungarez Peter Szijjártó për mundësinë e organizimit të një takimi mes Zelenskyt dhe Orban, pasi partia e këtij të fundit shprehu publikisht kundërshtimin e saj për fillimin e negociatave të anëtarësimit.

 

Yermak shkroi në Telegram se ai ra dakord me Szijardo “të punojnë së bashku për të caktuar një datë të përshtatshme për këtë takim .”

 

Nga ana e tij, ministri hungarez theksoi se Budapesti është i hapur për një takim të tillë, por “do të ketë kuptim vetëm nëse ka mundësi që takimi të ketë një rezultat pozitiv”.

 

“Për këtë arsye nevojiten përgatitje serioze dhe diskutime paraprake”, shtoi ai.

 

Për të nisur negociatat për anëtarësimin e Ukrainës në BE, nevojitet një vendim unanim nga të gjithë liderët e bllokut kur të takohen javën e ardhshme./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *