E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:35 Në vijim ora 01:35: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Ekonomi

KESH shet sërish energji; vendimi pas përmirësimit të situatës në kaskadën e Drinit

Niveli i ujit në kaskadën e drinit është i kënaqshëm. Për këtë arsye koorporata elektroenergjetike ka hapur sërish një tender për të shitur energji elektrike.

 

Sasia e energjisë e hedhur nga KESH në tregun e huaj për t’u shitur është 18 mijë megavat, por nga këto, vetëm 11.200 megavat janë blerë nga pjesëmarrësit në tender.

 

Reklamë

Çmimi mesatar me të cilin KESH ka shitur këtë herë është 255 euro/megavatorë.

 

Kjo është procedura e katërt që kesh bën për të shitur energji, që pas reshjeve të dendura që ranë në nëntor, duke rritur nivelet në hidrocentrale.

 

Aktualisht, nevoja për energji elektrike brenda vendit po mbulohet nga prodhimi nga hidrocentralet.

Vazhdo të lexosh

Reklamë