Një 42 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Bulqizës, pasi dyshohet se një vit më parë ai është bërë shkak që një person ka vrarë veten, pas kërcenimeve që i bënte.

 

Këtë të hënë është bëri i mundur arrestimi i shtetasit me inicialet B.O, 42 vjeç, banues në Laç, i cili një vit më parë në fshatin Mishter, Klos, ka kanosur me armë shtetasin A.H. i cili në 2018 ka vrarë veten.

 

Në ngarkim të këtij shtetasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat ka vendosur si masë sigurimi “Arrest në burg”, për veprat penale të “Mbajtja pa leje e armëve luftarake” dhe “Kanosja”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *