Taylor Swift dhe i dashuri i saj Joe Alwyn janë bashkë dhe më të dashuruar se kurrë prej tre vitesh. Në fillimet e marrëdhënies së tyre ata preferuan të qëndronin sa më larg mediave dhe mesa duket kjo gjë i ndihmoi që të çonin para lidhjen e tyre.

 

Së fundmi fansat kanë treguar me bindje të plotë se këngëtarja dhe aktori kanë bërë një hap të rëndësishëm në marrëdhënien e tyre duke u fejuar.

 

Shkak për këto aludime u bë kopertina e Taylor për “Vogue”. Këngëtarja pozonte mjaft tërheqëse por një detaj tërhoqi më shumë vëmendjen. Në dorën e saj të majtë ajo mban një unazë, e cila thuhet se mund të jetë e fejesës.

 

Nëse e zmadhon fotot shihet qartë se në dorë ajo mban një unazë, megjithatë nuk dallohet se tek cili gisht është i vendosur.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *