Kryeministri Edi Rama reagoi pas protestës së organizuar nga këngëtarët para Kryeministrisë.

Me anë të një postimi në “Twitter”, Rama tha se një tubim i tillë është i pakonceptueshëm sepse klubet e natës nuk janë hapur asnjëherë, pasi përfundoi karantina.

“E pakonceptueshme që ka njerëz që ngrenë zërin pse ministria e shëndetësisë shtrëngoi masën për klubet e natës e diskot, ndërkohë që hapja e tyre nuk është lejuar asnjë ditë pas rihapjes së madhe! Zoti i ruajttë ata e familjet e tyre prej tyre dhe ruajttë të tjerët nga këto mendje!”

Muzikantët u ngritën në protestë për të kundërshtuar aktin normativ të qeverisë që nuk lejon hapjen e klubeve të natës dhe diskove si edhe ndalon muzikën pas orës 20.00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *