Nënkryetarja e LSI, Kejdi Mehmetaj thekson se presidenti i ri i vendit duhet të jetë një person me integritet dhe qëndrestar.

 

Në studion e “Quo Vadis”, Mehmetaj tha se tek raundi i katër mazhoranca do të nxjerrë përfundimin e saj. Sipas Mehmetajt, LSI ka qenë kundër kësaj Kushtetute dhe presidenti duhet të zgjidhet nga populli.

 

“Do thoja që presidenti të jetë një njeri me integritet dhe qëndrestar që në gjithë këtë pushtetin e pafundëm që ka qeverisja të thotë ‘po’ atje ku duhet dhe ‘jo’ atje ku duhet.

Besoj që do të ketë diskutime dhe negociata dhe deri në raundin e tretë diçka do të jetë zgjidhur. Ajo që ndjej është që tek raundi i katërt mazhoranca do të nxjerrë përfundimin e saj.

LSI ka qenë kundër kësaj Kushtetute. Ka ardhur momenti që presidenti të ketë kompetenca të tjera dhe të zgjidhet nga populli.
Në vazhdën e kësaj mund të ketë e plot ndryshime të tjera që të normalizojnë jetën politkië në Shqipëri”, tha Mehmetaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *