Deputeti i dalë nga listat e PD, Ligoraq Karamelo ka njoftuar se ai do të vazhdojë të bëjë opozitarin në Kuvend.

 

Në një prononcim për medait, Karamelo tha se ai do të respektojë marrëveshjen e bërë me PD dhe do t’I qëndrojë linjës së kësaj të fundit.

 

“Padyshim që unë e kam shprehur dhe ju e keni marrë vesh që jam një opozitar. I qendroj linjës time të opozitës sepse ju e dini që ne përfaqësojmë në parlament opozitën. Ende nuk e kemi bërë deklarimin sepse do të bëjmë deklarimin në parlament. Ne jemi pjesëmarrës në një koalicion opozitar si përfaqësues i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Në marrëveshjen Basha – Rama të Majit 2017, nuk u lejua kandidimi i partive të vogla me lista në zgjedhjet parlamentare dhe u ra dakord që partitë e koalicionit të futeshin në listat e Partisë Demokratike. Kështu që ne përfaqësojmë forcën politike në listën e Partisë Demokratike në sajë të një marrëveshje.”

 

Por edhe pse doli kundër vendimit për djegien e mandateve, kreu I Omonias në Korçë, Ligoraq Karamelo njoftoi gjithashtu se në Parlament do të vijojë të shtohet lista e deputetëve opozitarë.

 

Sipas Karamelos, në Parlament do të krijohet një opozitë e re e cila do të japë kontributin e saj në të gjitha reformat me qëllim që vendi të integrohet në BE.

 

“Ne tani jemi duke ristrukturuar forcat opozitare, detyrimisht që akoma priten prurje të tjera për të shtuar numrin e deputetëve të opozitës. Bëhet fjalë për një opozitë në parlament e cila do të marrë përsipër proceset integruese, reformën në drejtësi, kjo është opozita e re që po krijohet në parlament.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *