Interpol Tirana, në bashkëpunim me atë të Madridit ka kapur në Spanjë një 29-vjeçar nga Repsi. Arrestimi i shtetasit me iniciale G. M. u bë me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë.

Ai ka qenë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike.

I riu ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, në vitin 2018, ka vendosur, masën e sigurimit “Arrest me burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Trafikimi i lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të “Grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerjes së veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *