Policia e Vlorës sekuestroi sot 62 kilogram kanabis sativa. Operacioni u zhvillua në fshatin Lapardha të Selenicës. Sasia e lëndës narkotike u gjet në afërsi të një stani, e fshehur në tre fuçi plastike. Agjentet arrestuan pronarin e stanit, 74 vjeçin Tahir Aliaj.

 

Ndërkohë janë shpallur në kërkim edhe dy djemtë e tij. Ndërsa në Divjakë, policia ka vënë në pranga 23-vjeçarin Armand Llami, pasi kishte mbjellë në bahçen e tij 26 fidanë kanabis. Edhe ne Tropoje, policia sekuestroi 4.5 kilogramë hashash, nje arme zjarri, nje pistolete si dhe nje sasi fishekësh. Policia arrestoi Dede Dakramaj, 50 vjeç, ndërsa vajza e tij u procedua ne gjendje te lire.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *