Nje gomone qe po transportonte 300 kg marijuane dhe 10 kg hashash eshte kapur nga policia italiane ne ujerat e Adriatikut.  

Dy skafiste shqiptare jane vene ne pranga me akuzen e trafikut nderkombetar te droges.

Vlera e lendes narkotike te sekuestruar llogaritet te jete 3 milione euro. Sipas mediave lokale italiane, gomonia ishte e gjate 6 metra dhe eshte kapur ne afersi te ujerave te San Kataldos ne provincen e Leçes.

Rasti i sekuestrimit te kesaj sasie te madhe droge tregon se trafiku me gomone nga Shqiperia drejt Italise eshte ende aktiv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *