E premte, 30 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Kapet 1.5 tonë drogë në Velipojë, katër trafikantë në pranga

Një sasi e madhe droge u kap mëngjesin e kësaj të shtunë në lagunën e Vilunit në afërsi  të plazhit të Velipojë.

 

Reklamë

Ngarkesa prej afro 1.5 tonë u sekuestrua gjatë operacionit të forcave special dhe atyre të Shkodrës ndërsa goditja u bë në momentin që ajo po ngarkohej në një gomone. Gjatë ndërhyrjes së forcave të policisë u arrestuan dhe disa persona.

 

Reklamë

Droga është transportuar në drejtorinë e policisë së Shkodrës aty dhe po peshohet për te përcaktuar sakte sasinë ndërsa.

 

Në po të njëjtën zonë 3 vite më parë policia finalizoi një tjetër operacion të koduar laguna e Vilunit ndërsa në pranga ranë 4 persona të cilët trafikonin hashash drejt Italisë.

 

Laguna është e njohur prej vitesh si një ndër pikat strategjike e cila përdoret nga trafikantët për të dërguar ngarkesat me hashash drejt vendit fqinj.

 

 

Më shumë video

Reklamë