Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, në Ferentino të Italis pasi u kapën me lëndë narkotike kokainë.

 

Sipas mediave italiane shqiptarët e arrestuar, janë Bledi Masha dhe Fjoralb Fejzo, përkatësisht 22 dhe 21 vjeç, të akuzuar për posedime të lëndëve narkotike.

 

Të ndaluarve fillimisht, u është gjetur 1 gram kokainë, ndërsa gjatë kërkimit të mëvonshëm në një rrugë në qendër të qytetit, u zbuluan më shumë se 50 doza kokainë, që të rinjtë i kishin vendosur në dy vezë plastike.

 

Gjithashtu përveç drogës, u sekuestruan edhe 415 euro para cash të ardhura nga aktiviteti ilegal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *