Dhjetëra doza heroinë, peshore elektronike dhe një sasi e madhe parash janë sekuestruar gjatë një operacioni të koduar “SUPPLIER”, në Tiranë.

 

Policia arrestoi në flagrancë shtetasin M. Z., 32 vjeç, lindur në Tiranë, i dënuar më parë.Ndërkohë u procedua në gjendje të lirë shtetasi K. T., 32 vjeç, banues në kryeqytet.

 

Shtetasi M. Z. merrej me shitjen e lendes narkotike të llojit heroinë, në zonën e sheshit Willson”, në rrugët “Grigor Heba” dhe “Margarita Tutulani” në Tiranë.

 

Gjatë kontrollit fizik atij i janë gjetur në xhepin e xhupit disa doza me lëndë narkotike, e llojit heroinë.

 

Po ashtu edhe shtetasit K. T. i është gjetur në xhepin e xhupit 1 dozë me lëndë narkotike e llojit heroinë.

 

Pas kontrollit në banesën e shtetasit M. Z., në rrugën “Gregor Heba”, Tiranë janë gjetur dhjetëra doza me heroinë, me peshë totale 44.5 gr., një peshore elektronike, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga shtija e lëndë narkotike, aparate celular që i përdorte për të komunikuar me klientët dhe sende të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *