Pesë shqiptarë janë vënë në prangat e policisë italiane nën akuzën e trafikut të drogës. Bëhet e ditur se aksioni i Guardia di Finanza të Veronas ka sekuestruar 9 kilogramë drogë, kokainë dhe kanabis.

 

Të arrestuarit janë me inicialet L. E., 31 vjeç, G. L., 40 vjeç, A. M., 32 vjeç, U. E., 33 vjeç dhe B. B., 37 vjeç.

 

Ndërkohë hetimet kishin nisur në muajin mars pas arrestimit të një shpërndarësi droge me 100 gramë kokainë. Gjithashtu gjatë këtij operacioni janë sekuestruar edhe dhjetëra celularë e dy makina.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *