Subscribe

Një ngarkesë prej 750 kilogramë marijuane u kap mbrëmjen e së hënës ne Karaburun. Policia kufitare e Vlorës në bashkëpunim me Delta Forcën dhe Guardia Di Finanza, bllokuan një gomone te mbushur me hashash.

 

Mjeti lundrues 7 metra i gjate u kap në gjirin e anglezit, pranë Karaburunit, ndërsa droga dyshohet se do të transportohej drejt Italisë. Lënda narkotike ishte ndare në 57 pako dhe mbështjellë me qese plastike. Sapo pikasën se ishin zbuluar nga policia, trafikantët u larguan duke braktisur gomonen dhe lëndën narkotike.

 

Kjo nuk është hera e pare qe ne ketë zone kapen sasi te mëdha droge. Trafikantet e fshehin ngarkesën ne zonën e pyllëzuar, duke e bere gati atë për ta transportuar drejt Italisë. Vetëm përgjatë janarit e deri në mars në Karaburun janë gjendur 2,5 tonë kanabis, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e drogës dyshohet se është hedhur në det gjatë ndjekjeve të policisë.

 

Si një ndër pikat kryesore të trafikimit, Delta Force ra në gjurmët e këtij rrugëkalimi që në fillim të vitit 2017. Më 27 janar një skaf i ngarkuar me 760 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, u kap 23 milje larg Karaburunit në det të hapur. Ndonëse një pjesë e drogës u hodh në det, policia arriti të sekuestronte skafin, i cili ishte nisur drejt Italise. Në mjetin lundrues u arrestuan dy Italianë dhe një shqiptar.

 

Pak kohë më pas në të njëjtin vend, në zonën e pyllëzuar u sekuestruan 15 çanta, me 250 kg kanabis. Çantat dyshohet se ishin dërguar aty nëpërmjet kafshëve dhe sasia e drogës do transportohej me skaf, pasi në afërsi u gjetën dhe 10 bidonë benzinë, të cilat do të shërbenin për mjetin lundrues.

 

Nuk do të kalonte shumë dhe më 19 mars Policia Kufitare së bashku me atë të Vlorës sekuestruan 1.3 ton hashash gjatë operacionit të koduar “Mega”. Edhe në këtë rast lënda narkotike u gjet e fshehur në mal, shumë pranë gjirit të Bristanit, ndërsa ishte bërë gati për t’u nisur drejt Italisë. Trafikantët  kishin lënë 47 çantat e mbushura më hashash në vende të ndryshme në pyll te cilat dyshohet se do te transportoheshin me gomone drejt Italisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *