E premte, 30 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kanosje dhe kundërshtim të policisë, kapet në flagrancë 25 vjeçari

Një 25 vjecar është arrestuar në flagrancë nga policia e Elbasanit pasi ka kanosur me sende te forta një person.

 

Reklamë

B.H., banues në Elbasan u prangos ndërsa u proçedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi : A.B., 19 vjeç,  banues po në këtë qytet.

 

Reklamë

Të dy të rinjte në fshatin Mengël , të Elbasanit, në bashkëpunim me njëri tjetrin për motive të dobëta kanë  kanosur me sende të forta shtetasin A.Ll.

 

Shtetasi B.H, më pas është larguar  nga  vendngjarje me mjetin e tij  dhe në lagjen “5 Maji” Elbasan, është përplasur me borduren e rrugës.

 

Gjatë shoqërimit për në Polici, shtetasi B.H  ka kundërshtuar punonjësit e policisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë