Subscribe

Rreth 500 atletë të moshës mbi 35 vjeç janë bërë pjesë e Kampionatit Ndërkombëtar të atletikës për veteranët (EMA), që për herë të parë zhvillohet në Shqipëri.

Heidije Bektashi ka mbi supe 80 vite, por nuk e ka ndalur për asnjë çast këtë passion. korçarja doli fituese në vrapimin 100 metra.

Nga Arabia Saudite dhe Irlanda e Veriut, dy atletet Ashwaq Zamzami dhe Snezana Bechtina shprehen të emocionuara që gjenden për herë të parë në tokën shqiptare.

“Jam shume e emocionuar dhe shume e lumtur. Është hera ime e parë ketu dhe dua të rikthehem serish. Shqiperia është shumë e bukur, e qete, natyra e vecante dhe krijova një lidhje emocionale direct me vendin tuaj”, shprehet Zamzami.

“Do të doja të falenderoja Shqipërinë per pritjen shume të ngrohtë. Dje erdha dhe Isha me vonese sepse nisja me avion u shty dhe shoferi i autobuzit në Tiranë me priti per gjysme ore. Askush nuk u ankua por të gjithë ishin njerez shume mikprites”, shprehet Bechtina.

Filippo Torre nga Italia është një prej veteranëve rekordmen, i cili ka fituar shumë tituj europian dhe botëror.

“Hera e dytë që vi në Shqipëri dhe është një vend i bukur dhe jeni mikpritës. Jam një atlet i vjetër që e kam nisur që në moshën 14 vjecare, tani jam në nivel master ku kam 74 kampionate në Itali, 16 pjesmarrje në kampionat europian, 8 pjesmarrje në kampionat botëror, ku kam marrë 4 tituj europian dhe 1 botëror, 1 rekord olimpik dhe 3 rekorde italiane. Unë vendos gjithcka dhe fitoj gjithmonë. Edhe sot kështu. Gjithmonë shoh përpara, kurrë pas. E them gjithmonë, jemi me fat që jemi në këto korsi, e jo në korsitë e spitaleve. Ky është fati ynë. Të garosh do të thotë të solidarizohesh, të njohësh popuj, të bësh miqësi dhe ky është gëzimi që të jetosh mirë. Të rinjve ju them gjithmonë, përgatituni për tu plakur, mos mbërrini në pleqëri. Si makina, kur përdoret e mbahet mirë bën kilometra shumë, kur nuk mirëmbahet të lë në rrugë”, thotë Torre.

Organizatorët tregojnë risitë e këtij aktivitetit që po mbahet në stadiumin “Loro Borici” të Shkodrës.

Finalja e 26 Majit do të mbyllet me dhënien e çmimeve për më të mirët./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *